Милосава Танић
Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Basic Court Mitrovicë/Mitrovica
Është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Ka lindur më 14.04.1956 në fshatin Zherovnicë, Komuna e Zveqanit. Shkollën fillore e ka kryer në Zveqan, të mesmen në Mitrovicë, ndërkaq Fakultetin Juridik në Prishtinë me 22.03.1985.
Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 1992. Pas përfundimit të studimeve ka krijuar marrëdhënie pune në KMMK “Trepça”. Pas përfundimit të praktikës profesionale ka vazhduar karrierën profesionale si bashkëpunëtore profesionale për veprimtarin normative dhe në të njëjtën kohë ka kryer detyrën e sekretarit në Trepçë. Ka përcjell sesionet e menaxhimit si dhe ka marrë pjesë në hartimin e normativës së aktit dhe çështjet tjera ligjore.
Më 17.01.1994 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, ndërkaq nga data 01.01.2010, ka punuar gjyqtare në Gjykatën për Kundërvajtje. Në sistemin gjyqësor të Kosovës është integruar më 24.10.2017, kur është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.