Bojana Trboljevac
Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Branch Court Leposaviq/Leposavic
Është gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, Dega në Leposaviq.
Ka lindur më 06.06.1954 në fshatin Zherovnicë-Komuna e Zveqanit. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e lindjes, ndërkaq shkollën për mësimdhënëse në Mitrovicë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1979.
Pas përfundimit të praktikës në …. “Trepça” në Zveqan është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, nga 01.01.1981 deri më 31.05.1986. Ndërkaq është zgjedh gjyqtare e Gjykatës Komunale në Leposaviq me datë 29.05.1986.
Më datë 17.11.1998 është emëruar kryetare e Gjykatës Komunale në Leposaviq. Pas përfundimit të mandatit ka punuar si ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj gjykate deri më 31.12.2009.
Nga 01.01.2010 ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Më 24.10.2017 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës-Dega në Leposaviq.