Vera Marinkovic-Jakovljevic
Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Basic Court Mitrovicë/Mitrovica
Është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil. Ka lindur në Mitrovicë me dt.18.06.1953. Shkollën fillore dhe të mesme ka mbaruar në Mitrovicë, ndërkaq ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë me dt.26.03.1976.
Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar me dt.27.02.1984 në Sekretariatin e Republikës për Gjyqësorin dhe Administratën në Beograd.
Pas përfundimit të studimeve ka krijuar marrëdhënje pune me dt.24.04.1976 në Shërbimin Komunal të të Ardhurave Publike në Mitrovicë si praktikante.
Me datën 01.04.1977 nga Kuvendi Komunal është emëruar gjyqtare për kundërvajtje.
Me 30.07.1991 është emëruar kryetare e Gjykatës për Kundërvatje nga Republika e Serbisë, të cilën detyrë e ka realizuar deri me dt.29.12.2009, njëkohësisht ka punuar dhe si gjyqëtare për kundërvajtje.
Me dt.29.12.2009, Këshilli i Lartë Gjyqësorë i Serbisë, e ka emëruar gjyqëtare në Gjykaten për Kundërvajtje në Mitrovicë.
Me 24.10.2017, është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, gjyqëtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.