Татијана Виријевић
Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Basic Court Mitrovicë/Mitrovica
Është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Ka lindur në Mitrovicë me datë 02.01.1963, ndërkaq jeton në Leshak - Komuna e Leposaviqit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989. Provimin e jurisprudencës e ka kryer në vitin 1995. Praktikën profesionale e ka e ka mbaruar në Gjykatën Komunale në Leposaviq nga viti 1990 deri në vitin 1994.
Nga viti 1995 deri në vitin 1998 ka punuar profesoreshë në Shkollën Teknike. Ndërkaq nga viti 1998 deri në vitin 2001 kanë punuar gjyqtare në Gjykatën për Kundërvajtje në Mitrovicë. Në vitin 2003 është emëruar gjyqtare dhe kryetare e Gjykatës për Kundërvajtje në Leposaviq.
Nga viti 2003 deri në vitin 2009 ka kryer të njëjtën detyrë në kuadër të UNMIK-ut. Nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka punuar gjyqtare në Gjykatën për Kundërvajtje në Mitrovicë. Kurse me datë 24.10.2017 është integruar në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe punon gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.