Радослав Марковић
Gjyqtarë në Departamentin për Krime të Rënda - Basic Court Mitrovicë/Mitrovica
Është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda. Ka lindur me 26.05.1959 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Mitrovicë, ndërkaq ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë në shkurt të vitit 1985.
Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 1988 në Prishtinë. Pas përfundimit të provimit ka punuar në Zyrën e Prokurorit Publik të Qarkut në Mitrovicë ku ka përfunduar praktikën profesionale. Në periudhën kohore 1986 – 1994 ka punuar në Sekretariatin e Mbrojtjes Kombëtare.
Në qershor të vitit 1994 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicën Veriore, ku ka punuar deri në integrimin në sistemin gjyqësor të Kosovës, me dt. 24.10.2017. Punon gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Jeton në Mitrovicë.