Njoftim

Njoftim

Një gjyqësor i pavarur, profesional dhe i paanshëm përbën shtyllën kryesore të drejtësisë së çdo vendi.

Në kuadër të përpjekjeve te gjyqësorit për të mbështetur edhe më tej gjyqtarët në fushën e etikës profesionale, Akademia e Drejtësisë së Kosovës me mbështetjen e Programit të USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (JSSP) është duke organizuar raundin e parë të trajnimeve për etikën profesionale me pjesëmarrje nga të gjitha gjykatat e rregullta të Kosovës.

Seancat trajnuese, që janë projektuar të jenë ndërvepruese dhe dinamike, do të drejtohen nga gjyqtari dhe trajnuesi nga SHBA, John Fields.

Trajnimet kanë filluar nga data 24 prill dhe do te vijojnë deri me 4 maj. Gjithsej pritet të marrin pjesë 282 gjyqtarë, ndërsa trajnimet mbahen në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pejë.