Gjykata Themelore Mitrovicë gjatë muajit Mars ka publikuar 1169 vendime

Gjykata Themelore Mitrovicë gjatë muajit Mars ka publikuar 1169 vendime

Mitrovicë, 15 prill 2024 – Gjykata Themelore Mitrovicë, gjatë muajit Mars ka publikuar në ueb faqe 1169 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.


Nga këto vendime të publikuara, 782 vendime janë të lëmisë Civile, 324 Penale Departamenti i Përgjithshëm, 15 Penale Departamenti për Krime të rënda, 29 Civile Përmbarimore dhe 19 Civile të ndryshme.

Aktgjykimet dhe aktvendimet janë të disponueshme për publikun, pjesëtarët e mediave dhe shoqërisë civile pasi që publikimi i vendimeve është një ndër prioritetet e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit.