Diskutohet zbatimi i Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 si dhe zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe degët e saj.

Diskutohet zbatimi i Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 si dhe zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe degët e saj.

Mitrovicë, 6 nëntor 2023 – Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, ka pritur në takim, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, Kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, Afrim Shala dhe si dhe ekspertin nga USAID z. John Ferry.
Në këtë takim, morën pjesë udhëheqësit e departamenteve, gjyqtarët e Departamentit të Krimeve të Rënda, Departamentit për të Mitur, Departamenti i Përgjithshëm, Divizionit Civil dhe Kundërvajtës.
Nënkryetari Veliqi kërkoi nga gjyqtarët angazhim të shtuar në përfundimin e lëndëve më të vjetra, të atyre të kthyera në rigjykim dhe të lëndëve tjera me prioritet, sipas këtij Plani.
Kryesuesi Zogaj theksoi rëndësinë e zbatimit të këtyre planeve strategjike të KGJK-së, në mënyrë që efikasiteti i sistemit gjyqësor të rritet, ndërsa gjyqtari Shala sqaroi se Komisioni për monitorimin e planeve strategjike të KGjK-së, do ta vlerësojë punën e secilit gjyqtar në zbatim të këtij plani.
Eksperti nga USAID, John Ferry inkurajoi gjyqtarët që të zbatojnë planet e tilla, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit gjyqësor si dhe lehtësimin e procesit të vendimmarrjes nga gjyqtarët.
Gjatë takimit, u diskutua për progresin e gjykatës në zbatim të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025. Diskutimi përfshiu edhe lëndët që janë në fokus të këtij Plani.
Po ashtu, janë vizituar edhe degët e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, në Vushtrri dhe në Skenderaj.