Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Hajzeri, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe Bashkëpunëtorit Profesional z. Fatmir Hajzerit. Kryetarja e Gjykatës Themelore Mitrovicë , Ljiljana Stevanovic dhe i gjithë stafi i Gjykatës Themelore Mitrovicë së bashku me degë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë. Bashkëpunëtori Profesional…

E nderuara familje Hajzeri,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe Bashkëpunëtorit Profesional z. Fatmir Hajzerit.

Kryetarja e Gjykatës Themelore Mitrovicë , Ljiljana Stevanovic dhe i gjithë stafi i Gjykatës Themelore Mitrovicë së bashku me degë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Bashkëpunëtori Profesional z. Fatmir Hajzerit, do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë dhe urtësinë. Do ta kujtojmë përherë me dinjitet për kontributin që ka dhënë si Bashkëpunëtor Profesional pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

U prehsh në paqe!

Me respekt,
Kryetarja  e Gjykatës Themelore Mitrovicë
Ljiljana Stevanovic