Mitrovicë, 16 maj – Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, sot ka filluar gjykimi ndaj gjashtë të pandehurve : R.D, S.S, L.A, I.A, B.J dhe M.G – p.s, të cilët akuzohen për vepër penale trafikim me qenie njerëzore, dhunim dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, vepra këto të parapara në nenin 139, 193 dhe 328 të Kodit Penal të Kosovës.
Për vepër penale nga neni 139, paragrafi 1 është paraparë dënimi me burg, nga dy deri në 12 vite, ndërkaq nga paragrafi 5 i këtij neni, parashihet dënimi me burg nga tre muaj deri në pesë vite.
Për veprën penale të kryer nga neni 193, parashihet dënimi nga 5 deri në 15 vite burg, kurse për vepër penale të kryer nga neni 328 paragrafi 1 është parapa gjoba deri në 10 mijë euro, ose dënim me burg nga një deri në 10 vite.
Në këtë seancë, të pandehurit nuk e pranuan fajësinë. Gjyqtari i lëndës, Burim Ademi iu dha afat 30 ditë për kundërshtim të aktakuzës.