NJOFTIM PËR MEDIA PËR GJYQËSORIN NË REGJIONIN E MITROVICËS

NJOFTIM PËR MEDIA PËR GJYQËSORIN NË REGJIONIN E MITROVICËS

Njoftohen qytetarët se, në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit mbi Sektorin e Drejtësisë të vitit 2013, që nga tetori i këtij viti në regjionin e Mitrovicës ka filluar shtrirja e strukturave gjyqësore të Kosovës.

Aktualisht, Këshilli Gjyqësor  Kosovës është në proces të ri-alokimit dhe funksionalizimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe degëve të saja në regjionin e Mitrovicës. Momentalisht, gjykatat janë duke ofruar shërbime bazike, që përfshijnë gjykimet me procedurë urgjente si dhe pranimin e lëndëve të reja, dhe pritet që së shpejti të fillohet edhe me ofrimin e shërbimeve të tjera. 

Gjykata Themelore ka dy lokacione, në veri dhe në jug të Mitrovicës. Gjykata Themelore në veri do t’u ofrojë qytetarëve shërbime dhe do të trajtojë rastet e krimeve të rënda. Në veri do të veprojë edhe Divizioni i Gjykatës së Apelit i cili do të gjykojë lëndët penale, civile, administrative, ekonomike dhe lëndët e kundërvajtjeve, në shkallë të dytë.

Paraqitjen e rasteve civile, të kundërvajtjes dhe rasteve që përfshijnë të miturit, qytetarët mund ta bëjnë në objektin e Gjykatës Themelore, që gjendet në ndërtesën e ish-Jugobankës, në Mitrovicën jugore.