Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurëve B.H., I.P., O.B., A.S., T.R., A.S., SH.S. dhe N.R.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurëve B.H., I.P., O.B., A.S., T.R., A.S., SH.S. dhe N.R.

Mitrovicë, 20 Mars 2025 – Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti I Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurëve B.H., I.P., O.B., T.R., A.B., SH.S., N.R.

Gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve B.H., I.P., O.B., A.S., T.R., A.B., SH.S., N.R., duke e aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Të pandehurëve B.H., I.P. dhe O.B. iu është caktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale I.“Detyrimi” nga neni 328 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe II.“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje  e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31  të KPRK-së, kurse të pandehurëve  A.S., T.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje  e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31  të KPRK-së.

Të pandehurëve A.S., SH.S. dhe N.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31  të KPRK-së.

Masa e paraburgimit të pandehurëve iu llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Mitrovicë.