Mitrovicë, 06 Mars 2025 – Pas përfundimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë në Akademinë e Drejtësisë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë filluan punën praktike gjyqtarët Shqipe Sejdiu, Medina Rama, Diellza Zeqiri, Bardh Sylejmani, Shpetim Azemi dhe Sandra Fazliu, të cilët u priten nga U.D i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi.
U.D i Kryetarit të Gjykatës ju uroj mirëseardhje dhe suksese në punë gjyqtarëve, duke i’u ofruar mbështetje nga gjykata si dhe kërkoj përkushtim maksimal nga ana e tyre në kryerjen e detyrave me profesionalizëm, duke potencuar se angazhimi i tyre do të jetë i dobishëm dhe i domosodshëm për Gjykatën Themelore në Mitrovicë.