Mitrovicë, 26 nëntor 2024 – Nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Hasan Prishina”, drejtimi Asistent Juridik nga Mitrovica, vizituan Gjykatën Themelore Mitrovicë, në kuadër të ngjarjes “Ditët e Hapura në Gjykatë”, të organizuar nga YIHR KS.
Nxënësit nga kjo shkollë patën mundësinë të takojnë gjyqtarin Mentor Hajraj nga Departamenti i Krimeve të Renda, në Gjykatën Themelore Mitrovicë, prokurorët, Shpëtim Peci nga Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore Mitrovicë, Vyrtyte Gërvalla nga Departamenti i Përgjithshëm nga kjo Prokurori si dhe avokatin Evlir Imerin i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i Odës së Avokatëve për Degën Rajonale të Mitrovicës.
Synimi i këtij aktiviteti ishte që nxënësit të fitojnë njohuri rreth sistemit ligjor, të kuptojnë rëndësinë e angazhimit qytetar dhe të mësojnë për vlerat etike që priten në profesionin ligjor.
Qëllimi i organizatorit Youth Initiative for Human Rights Kosovo YIHR KS ishte që të promovojë një vlerësim më të thellë për parimet e drejtësisë, duke inkurajuar nxënësit të bëhen qytetarë të informuar dhe aktivë.
Gjatë vizitës nxënësit u njohën nga afër me rolin, detyrat dhe përgjegjësit e gjyqtarit, prokurorit dhe avokatit.Ata parashtruan shumë pyetje për procedurën penale, ku të miturit si ata mund të jenë palë në procedurë.
Në fund ata bënë një vizitë brenda ambienteve të gjykatës, duke njohur nga afër Zyrën për Menaxhimin e Lëndëve, dhomën e operatorit, sallat e gjykimeve etj.