Mitrovicë, 21 nëntor 2024 – U.D Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, ka pritur në vizitë përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, saktësisht Koordinatorin Rajonal për Sundimit të Ligjit, z. Bart de Brujin dhe Zyrtaren e Lartë të Sundimit të Ligjit, znj. Venera Ramaj.
Qëllimi i vizitës ishte informues, ku u diskutua lidhur me punën e gjykatës, sfidat, zhvillimet e përgjithshme në gjyqësor si dhe çështje të tjera duke përfshirë pavarësinë e gjyqësorit, transparencën dhe rritjen e efikasitetit.
U.D Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, i falenderoi përfaqësuesit nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.