Vushtrri, 30 shtator 2024 – Në Gjykatën Themelore Mitrovicë, dega Vushtrri, me datë 25.09.2024 në koordinim mes gjyqtarit mbikëqyrës dhe përfaqësuesit nga USAID, që mbështesin zbatimin e planit për Drejtësi Procedurale brenda Degës së Gjykatës, është mbajtur takimi i dyte i Grupit të Shfrytëzuesve te Gjykatës.
Ne këtë takim u prezantuan aktivitetet e realizuara të Iniciativës për Drejtësi Procedurale brenda kësaj gjykate respektivisht Dege dhe aktivitetet e reja që parashihen të realizohen. Pjesëmarrësit patën mundësinë të paraqesin çfarëdo shqetësimi, rekomandimi apo propozimi në raport me gjykatën, më qëllim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve gjyqësore ndaj qytetarëve.
Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme duke filluar nga Komuna, Policia, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Shërbimi Korrektues dhe Sprovues, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Roli i këtij takimi qëndron në prezantimin e aktiviteteve që kanë rezultuar në shërbime më të mira gjyqësore për qytetarë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit në mes të gjykatës dhe institucioneve tjera përkatëse.