Kryesuesi Zogaj ka vizituar Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Kryesuesi Zogaj ka vizituar Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Mitrovicë, 30 gusht 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi dhe Udhëheqesin e Njësisë per Menaxhimin e Burimeve Njerezore, Bislim Gashin, kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Mitrovicë, me ç’rast janë pritur nga U.D i Kryetarit të kësaj gjykate, Bekim Veliqi së bashku me gjyqtarët.

Gjatë takimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Zogaj ka diskutuar për zbatimin e efikasitetit të punës në gjykatë nëpër departamente të ndryshme, zbatimit të planeve strategjike të KGJK-së si dhe për rezultatet dhe sfidat me të cilat është duke u përballur kjo gjykatë, duke kërkuar angazhim shtesë në trajtimin e lëndëve, më qëllim që të jemi më afër qytetarëve duke ju ofruar shërbime efikase dhe rritjen e transparencës përmes publikimeve të vendimeve gjyqësore dhe seancave gjyqësore.

Vizita është shfytëzuar për njoftimin nga afër me dinamikën e punimeve që janë duke u kryer në objektin e gjykatës në jug të qytetit.

Kryesuesi Zogaj, ka theksuar se do të jetë në shërbim të plotë për të ofruar mbështetjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me qëllim që kjo gjykatë dhe degët e saj t’i arrijnë objektivat e veta.

Vizita e Kryesuesit Zogaj me bashkëpunëtorë është vazhdimësi e mbështjetjës që Gjykata e ka nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për të cilën U.D i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është falenderues dhe mirënjohës.