Vushtrri, 22 Korrik 2024 – Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë Dega në Vushtrri.