Mitrovicë, 22 maj 2024 – Gjykata Themelore Mitrovicë sot nënshkruajti Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB.
UD Kryetari i Gjykatës Themelore Mitrovicë z. Bekim Veliqi dhe Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB Prof.Ass.Dr. Mentor Lecaj u zotuan për bashkëpunim në fushën e sundimit të ligjit dhe ofrimit të mbështetjes profesionale për studentët dhe personelin akademik të këtij Kolegji.

Të dyja palët u pajtuan që përgatitja profesionale e akademike e brezit të ri të juristëve është jetike për fuqizimin e shtetit dhe sundimit të ligjit, dhe u zotuan për mbështetje dhe përkrahje të parezervë në këtë drejtim.