Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurëve, Q.M për kryejen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, paragrafi 1 të KPRK, dhe S.S., për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Mitrovicë, 26 Prill 2024 – Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve Q.M dhe S.S, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, paragrafi 1 të KPRK, dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.M dhe S.S dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.Paraburgimi sipas aktvendimit të pandehurëve iu llogaritet nga data 24.04.2024 e deri me datë 24.05.2024.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Mitrovicë.