Mitrovicë, datë 13 Shkurt 2023.
Takimi mblodhi përfaqësues të komunitetit dhe profesionistë të sektorit të drejtësisë, duke përfshirë: përfaqësues të zyrës rajonale të Policise së Kosovës, zyren rajonale të Odës së Avokatëve dhe Ndërmjetësuesve, shoqërisë civile, Këshillit Sprovues, përfaqësues të Odës së Noterëve, Qendra për punë sociale, HANDIKOS dhe qytetarë. Të njejtit u njoftuan mbi të arriturat e kësaj iniciative përgjatë një viti pune, nga takimi i fundit i këtij grupi.
Ekipi i përmirësimit të gjykatës prezantoi aktivitetet e iniciativës dhe ndikimin e këtyre aktiviteteve në përmirësimin e shërbimeve dhe qasjen e qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre në gjykatë, ndërkaq që Grupi i Shfrytëzuesëve të Gjykatës patën mundësinë të komentojnë aktivitetet si dhe të japin rekomandime të reja me qëllim të përditësimit të planit të veprimit.
Drejtësia Procedurale, e mbështetur nga Projekti i USAID-it për Drejtësi në Kosovë, paraqet fillimin e një udhëtimi të vazhdueshëm për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve të gjykatës, për të ofruar një përvojë funksionale dhe mikpritëse në gjykatë, si dhe për të zgjeruar aftësitë e gjykatës për t’u përafruar me komunitetin. #USAIDKosovo #PeopleCenteredJustice