Me datën 12.07.2022 ne gjykatën Themelore në Mitrovicë , Kryetarja e gjykatës Lilana Stevanoviq , ka pritur 9 gjyqtarët e përzgjedhur të cilët kanë kryer betimin me dt 08.07.2022 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës . Kryetarja iu ka dëshiruar mirëseardhje dhe gjyqtarëve iu ka uruar emërimin. Emërimi i tyre edhe më tej…
Me datën 12.07.2022 ne gjykatën Themelore në Mitrovicë , Kryetarja e gjykatës Lilana Stevanoviq , ka pritur 9 gjyqtarët e përzgjedhur të cilët kanë kryer betimin me dt 08.07.2022 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës .
Kryetarja iu ka dëshiruar mirëseardhje dhe gjyqtarëve iu ka uruar emërimin. Emërimi i tyre edhe më tej punohet në forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe zvogëlimit të numrit të lëndëve të papërfunduara , me qëllim të punës sa më efikase të gjykatës dhe qasjes në drejtësi.
Kryetarja në mbledhje ka cekur që në të ardhmen gjyqtarët e ri të përzgjedhur do të kenë mbështetjen e saj të plotë dhe mbështetjen e kolegëve të tjerë , duke marrë parasysh se në gjykatë veçanërisht trajtohet bashkëpunimi i mirë , kolegial ndërnacional dhe i marrëdhënieve profesionale .