Me datën 07.07.2022., Gjykata themelore në Mitrovicë, Kryetarja e Gjykates Ljiljana Stevanović, e ka pritur Kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave Fahret Veliun, Fidan Hoxhën dhe Arjeta Sadikun, profesionistëve amerikan, si dhe përfaqësuesit nga USAD-i. Qëllimi i takimit është avancimin e administratës gjyqësore përmes projektit e qeverisë së SHBA-së nën mbështetjen e Këshillit Gjyqësor…
Me datën 07.07.2022., Gjykata themelore në Mitrovicë, Kryetarja e Gjykates Ljiljana Stevanović, e ka pritur Kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave Fahret Veliun, Fidan Hoxhën dhe Arjeta Sadikun, profesionistëve amerikan, si dhe përfaqësuesit nga USAD-i. Qëllimi i takimit është avancimin e administratës gjyqësore përmes projektit e qeverisë së SHBA-së nën mbështetjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.


Kryetarja e Gjykatës ka treguar specifikat e Gjykatës Themelore në Mitrovicë i cili pasqyrohet në dygjuhësi dhe numrit të pamjaftueshëm të përkthyeseve, si dhe mungesën e numrit të mjaftueshëm të stafit. Mungesa e përkthyeseve ndikon në punën e gjykatës në kuptim se lëndët janë në pritje për përkthim e që drejtpërdrejt ndikon në afatet gjykimeve.

Ka rënë në dakord me propozimin e komisionit se trajnimet shtesë dukshëm do të ndikonin në avancim si të gjyqtareve, ashtu edhe të stafit të gjykatës dhe shtesë do e kishin përmirësuar efikasitetin e punës së gjykatës , si dhe trajnime shtesë për kryetarët e gjykatave me qëllim të njohjes sa më të mirë të aftësive menaxheriale.

Komisioni takimin punues e ka përfunduar me vizitën e ambienteve zyrtare të gjykatës së bashku me kryetarën e Gjykatës.