Në bazë të Nenit 4 të Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikanteve në Gjykata, për Praktikantë vullnetarë (pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti
GJYKATA THEMELORE MITROVICË
shpall:
K O N K U R S
Nr. 1/2022
Për praktikantë vullnetarë:
1. Gjykata Themelore në Mitrovicë………………………………………………………20 praktikantë
2. Dega Leposavic ………………………………………………………………………………..4 praktikantë
3. Dega Zubin Potok……………………………………………………………………………..5 praktikantë
4. Dega ne në Vushtrri………………………………………………………………………….15 praktikantë
5. Dega ne Skenderaj………………………………………………………………………….. .10 praktikantë
Përshkrimi i detyrave të punës
Titulli i pozitës: Praktikantë
Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës.dhe Nd.Administratorit
Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.
Detyrat kryesore:
Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti, të Kryetarës së Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Administratorit të Gjykatës;
Ndihmon punët në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi;
Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:
Kualifikimet:
Diploma e Fakultetit Juridik ose Master,
Njohuri të procedurave gjyqësore;
Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
Njohuri të mjaftueshme ligjore;
Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.
VËREJTJE:
• Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nënpunësit civil ekzistues.
• Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të prapara me Ligjin mbi sherbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Udhëzimin Administrative nr.2007/01
• Konkursi është publikuar më dt.01.06.2022 dhe mbyllet 15.06.2022.
• Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Mitrovice, në Zyrën e Pranimit, si dhe në degën Leposaviç, Zubin Potok, Vushtrri dhe Skenderaj.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
• Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe propocional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhurë në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, çertifikatë të tjera, dy rekomandime etj.
Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.
• Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë t’i tërheqin prapa.
• Në rast të ndonji pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtare i/e përsonelit