Gjykata Themelore në Mitrovicë mbajti takimin e parë të planit të veprimit për drejtësi procedurale me grupin e shfrytëzuesve të gjykatës. Këto aktivitete parashihen të përmirësojnë shërbimet dhe qasjen e qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre në gjykatë.
Takimi mblodhi përfaqësues të komunitetit dhe profesionistë të sektorit të drejtësisë, duke përfshirë: zyret rajonale të Odave të Avokatëve dhe Ndërmjetësuesve, shoqërisë civile, zyreve për Mbrojtjen e Viktimave dhe Këshillit Sprovues, etj. Në bashkëbisedim me pjesëtarët e grupit implementues, z. Bekim Veliqi, zëvendës kryetar i gjykatës, z. Ismet Berisha, drejtor për menaxhimin e lëndëve dhe znj. Lumije Surdulli, administratore e gjykatës, pjesëmarrësit diskutuan sfidat dhe ofruan rekomandime për të përmirësuar qasjen dhe shërbimet në drejtësi.
Drejtësia procedurale, e mbështetur nga Projekti i USAID-it në Drejtësi në Kosovë, paraqet fillimin e atij që ne dimë se do të jetë udhëtim i vazhdueshëm për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve të gjykatës, për të ofruar një përvojë funksionale dhe mikpritëse në gjykatë, si dhe për të zgjeruar aftësitë tona për t’u përafruar me komunitetin. #USAIDKosovo #PeopleCenteredJustice