Takimi me përfaqësuesit e UNMIK-ut.

Takimi me përfaqësuesit e UNMIK-ut.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanovic, është takuar me përfaqësuesit e UNMIK-ut, me të cilët ka diskutuar për aktivitetet e mëparshme dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanovic, është takuar me përfaqësuesit e UNMIK-ut, me të cilët ka diskutuar për aktivitetet e mëparshme dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Qëllimi i takimit ishte njohja me kryetaren e sapo zgjedhur të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, por edhe njohja e Kryetares  me aktivitetet e zbatuar nga ana e UNMIK-ut në vitet e kaluara ne mbështetje  te gjyqësorit  përmes prezantimit të programit ne  vazhdim. Theks i veçantë iu kushtua çështjes së mbështetjes përmes angazhimit të përkthyesve dhe bashkëpunëtorëve juridikë, si dhe pajisjes së sallës së gjyqit në njësinë gjyqësore në Leposaviq, sipas shembullit të sallave të gjyqit të pajisura nga UNMIK-u në ndërtesën e gjykatës në Mitrovicën Jugore dhe departamentit te gjykatës se Apelit në Mitrovicën e Veriut.

Kryetarja e Gjykatës shprehu mirënjohjen e saj r UNMIK-ut për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjykatës Themelore, ndërsa përfaqësuesit e UNMIK-ut falënderuan për bashkëpunimin e frytshëm me qëllim të përmirësimit të qasjes në drejtësi për të gjithë.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin përmes programeve për mbështetjen e gjyqësorit dhe formave të tjera të bashkëpunimit.

Ne te djathte : Juan Carlos Galocha, Koordinator për veriun në Departamentin e Drejtësisë dhe Shërbimeve Korrektuese; Antero Lopez, udhëheqësi  i Zyrës së Sundimit të Ligjit; Ljiljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë; Bojan Vasic, bashkëpunëtor juridik në Departamentin e Drejtësisë dhe Shërbimeve Korrektuese; Andrea Lako, udhëheqës i i Departamentit të Drejtësisë dhe Shërbimeve Korrektuese; Daniela Popovova, vullnetare e OKB-së në Departamentin e Drejtësisë dhe Shërbimeve Korrektuese