Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me votim të fshehtë, kanë zgjedhur gjyqtarin Agron Maxhuni, Gjyqtar Mbikqyrës të Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri, mandati i të cilit është pesë (5) vjeçar.
Agron Maxhuni është gjyqtar në departamentit e përgjithshëm – divizioni penal në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri.
Gjyqtari Agron Maxhuni është i lindur me 08.08.1977 në Maxhunaj – Vushtrri me vendbanim të përhershëm në Prishtinë nga viti 1996, ka diplomuar në vitin 2001 në Universitetin e Prishtinës.
Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2015.
Përvoja e punës:
– Programi ABACELI-USAID – Oda e Avokatëve të Kosovës, shkurt 2002- shkurt 2003 – praktikant
– Zyrtar i lartë për monitorim të shërbimeve komunale – Ministria e Shërbimeve Publike, qershor 2003 – qershor 2005;
– Udhëheqës i Divizionit për zhvillim të legjislacionit – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, qershor 2005 – korrik 2007;
– Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, korrik 2007 – Korrik 2016;
– Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, 13 korrik 2016 – 31 korrik 2017;
Trajnues në:
– Institutin e Kosovës për Administratë Publike, Prishtinë
– Trajnimet – programore të kryera: – Procesi i stabilizim asocimit maj 2005 – mars 2006/BE-SOFRECO – Ligji i Bashkimit Evropian dhe përshtatja e tij me legjislacionin kombëtar – 2008-2009/BE-BS – EUROPE; – Legjislacioni i shërbimit Civil dhe Reforma e Administratës – shtator 2008 – Akademia e Administratës Publike – Gjermani – Ministria e Punëve të Brendshme; – Ligji i Bashkimit Evropian dhe zbatimi 6-17 korrik 2009- ReSPA Luksemburg; – Programi për Arbitër në Tribunalin e Arbitrazhit, shtator 2011 USAID-Oda Ekonomike e Kosovës; – Programi i Masterit – Politikat e BE-së/ISPE tetor 2012; – Programi për Vetëqeverisje Lokale, 11 maj -16 qershor 2016 JICA/Japoni; – Programi i trajnimeve fillestare për gjyqtarë, tetor 2017-tetor 2018, Akademia e Drejtësisë – KGJK, etj.