Gjykatorja e re në regjionin e Mitrovicës është hapi i fundit në përmirësimet e vazhdueshme të qasjes në drejtësi për banorët e saj.

Gjykatorja e re në regjionin e Mitrovicës është hapi i fundit në përmirësimet e vazhdueshme të qasjes në drejtësi për banorët e saj.

Gjykatorja e re në Gjykatën themelore të Mitrovicës në Mitrovicën e Jugut është inauguruar më 25 qershor nga kryetari i Gjykatës, gjykatësi Nikolla Kabashiq dhe zëvendëspërfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, Christopher Coleman, në një ceremoni ku morën pjesë një numër i kufizuar përfaqësuesish për shkak të masave kundër COVID-19 Kryetari i Gjykatës, gjyqtari Kabashiq,…

Gjykatorja e re në Gjykatën themelore të Mitrovicës në Mitrovicën e Jugut është inauguruar më 25 qershor nga kryetari i Gjykatës, gjykatësi Nikolla Kabashiq dhe zëvendëspërfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, Christopher Coleman, në një ceremoni ku morën pjesë një numër i kufizuar përfaqësuesish për shkak të masave kundër COVID-19

Kryetari i Gjykatës, gjyqtari Kabashiq, falënderoi UNMIK-un për përkrahjen e vazhdueshme në përmirësimin e kushteve të punës në Gjykatën themelore të Mitrovicës, e cila ka përbërjen më të madhe shumetnike në Kosovë. Si rezultat i përkrahjes së UNMIK-ut dhe përkrahjes së të tjerëve, efikasiteti në punën e Gjykatës ka shënuar rritje, tha ai. Thënë më konkretisht, kjo rritje është shënuar si rrjedhojë e dhënies së pajisjeve, përkrahjes përmes përkthyesve, ndihmësve juridikë dhe, gjatë viteve paraprake, mbështetjes përmes juristëve praktikantë.

“Kjo është vlerësuar lartë për shkak se ia ka mundësuar gjykatës për të siguruar në mënyrë efikase qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët”

ZPSSP Coleman tha se hapja e kësaj gjykatoreje, pas hapjes së një gjykatoreje tjetër në divizionin e Gjykatës së Apelit në Mitrovicën e Veriut prillin e kaluar, ishte konfirmim i përpjekjeve të vazhdueshme të gjyqtarit Kabashiq dhe të ekipit të tij në përmirësimin e administrimit të përgjithshëm të drejtësisë në regjion brenda kompetencës lëndore të Gjykatës.

“Është inkurajuese të shohim se kuptohet rëndësia e sistemit të drejtësisë nga ana e institucioneve të Kosovës, nga organizatat ndërkombëtare në Kosovë dhe nga organizatat e shoqërisë civile. Me këtë rast dëshiroj të citoj George Washington, i cili thotë: “Administrimi i drejtësisë është shtylla kryesore e qeverisë”, theksoi ZPSSP Coleman.

Ai konfirmoi se hapat e mëdhenj të bërë me përkrahjen e UNMIK-ut kanë çuar në zvogëlimin e numrit të lëndëve të pazgjidhura diku për 10,000 lëndë që nga viti 2015. ZPSSP Coleman gjithashtu vuri theksin në rolin e palëve të tjera ndërkombëtare në mbështetjen në drejtësi, duke përfshirë EULEX-in, OSBE-në, USAID-in dhe GIZ-in, ku përfaqësuesit e këtyre organizatave ishin gjithashtu pjesëmarrës në këtë inaugurim.

UNMIK-u ka përkrahur hapjen e gjykatoreve përmes dhënies së pajisjeve, si dhe ka mundësuar ardhjen e 10 përkthyesve gjyqësorë dhe tre asistentëve juridikë.