V E N D I M (16.03.2020)

V E N D I M (16.03.2020)

GJYKATA THEMELORE MITROVICA, Kryetari i Gjykatës Nikolla Kabashiq, në bazë të nenit 14, paragrafit 1 dhe 2, pika 2.2 të Ligjit për Gjykatat Nr. 06/L-054 dhe nenit 4 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave, në zbatim të Vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nr. 53/2020 të nxjerrur me 15/03/202, për marrjen e masave pas konfirmimit të rasteve te konfirmuara te infektuar me koronavirus ose Covid-19

                                                                                      GJA.Nr.65 / 2020

                                                                                      Më 16.03.2020. vit

GJYKATA THEMELORE MITROVICA, Kryetari i Gjykatës Nikolla Kabashiq, në bazë të nenit 14, paragrafit 1 dhe 2, pika 2.2 të Ligjit për Gjykatat Nr. 06/L-054 dhe nenit 4 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave, në zbatim të Vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nr. 53/2020 të nxjerrur me 15/03/202, për marrjen e masave pas konfirmimit të rasteve te konfirmuara te infektuar me koronavirus ose Covid-19, ai mbajti takim te jashtezakonshem me Kolegjium me Gjyqtarë Mbikëqyrës, administratën drejtuese te gjykates dhe me gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë me daten 16/03/2020 dhe solli si vijon:

V E N D I M

I. Të gjitha aktivitetet e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dhe degëve te gjykates në Skenderaj, Vushtrri, Zubin Potok dhe Leposavic, reduktohen në minimum, d.m.th. ndermerren veprimet vetem në proceset gjyqësore të natyrës urgjente, siç janë masat për të siguruar praninë e të akuzuarit – paraburgimin ose masave të tjera, rastet e dhunës në familje, si dhe rastet e tjera urgjente të cilat mund teventualisht te paraqiten në procedura gjyqësore penale, civile, kundërvajtëse dhe të mitur.

II. Të gjitha seancat gjyqësore të caktuara më parë ose seancat dëgjimore për muajin Mars 2020 do të anulohen, terminet per caktimin e seancave te reja dot e percaktohem me vone pas nderprerjes se aresyes pse jane caktuar, per cka palet do te njoftohen me kohe.

Njoftimi për anulimin e seancave dhe seancave dëgjimore do të publikohet ne te gjitha ndertesat e gjykatave të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe në gjykatat rajonale në Vushtrri, Skenderaj, Zubin Potok dhe Leposavic.

III. Administratori i Gjykatës, zëvendës Administratori dhe ndihmësi Administratorët do te hartojnë një Program javor të kujdestarise per gjyqtarë dhe personelin administrativ që do të kryejnë veprimet gjyqësore emergjente të përmendura në paragrafin I të këtij vendimi, çdo javë. Një kopje do t’i paraqitet Kryetarit të Gjykatës.

IV. Gjyqtaret dhe personeli administrativ kujdestar duhet doemos te jene ne dispozicion në telefonin zyrtar çdo ditë gjate kujdestarise, apo 24 orë në ditë.

V.  Të gjithë gjyqtarët e tjere si dhe personeli administrativ të cilet nuk janë te parapare të jeen kujdestar mund të angazhohen nëse ka nevojë për punë shtese  dhe kërkohet të jenë në shtëpitë dhe apartamentet e tyre dhe të disponueshëm në telefon zyrtar çdo ditë gjate orarir te punes prej ores 8 deri ne ora 16 pasdite .

VI. Masat e përcaktuara në këtë vendim do të qëndrojnë në fuqi derisa të merret një vendim i ri i Kryetarit të Gjykatës.

VII. Vendimi hyn në fuqi  me16. 03.2020.

KRYETAR I GJYKATES,

                                                                                                          Nikola Kabašić