Sistemi gjyqësor i Kosovës ekziston për t’i shërbyer interesit të publikut. Sistemi gjyqësor i Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
Gjykata Themelore e Mitrovicës është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Mitrovicës ka Kater degë në: Leposaviq, Vushtrri, Skenderaj, dhe Zubin Potok. Gjykata Themelore e Mitrovicës dhe katër degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës ku përfshihen 328 fshatra.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Mitrovicës dhe katër degët e saj merrem me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
INFORMACION I RËNDËSISHËM: Degët e gjykatës në Leposaviq, Vushtrri, Skenderaj, dhe Zubin Potok merren vetëm me rastet që janë kompetencë e Departamentit të Përgjithshëm. Rastet që janë kompetencë e dy Departamenteve të tjera zgjidhen në Gjykatën Themelore në Mitrovicës.
Gjykata Themelore në Mitrovicës është selia kryesore e Rajonit Gjyqësor të Mitrovicës e cila mbulon territorin e komunave të:
-Mitrovica e Jugut
-Leposaviq
-Mitrovica e Veriut
-Zubin Potok
-Skenderaj
-Vushtrri
Degët e gjykatës shërbejë si një nënndarje gjeografike e Gjykatës Themelore dhe janë të vendosura në Leposaviq, Vushtrri, Skenderaj, dhe Zubin Potok. Komuna e Leposaviq është shërbehen nga ana e Degës së Leposaviq-it ndërsa komuna e Skenderaj shërbehen nga Dega në Skenderaj. Komuna Zubin Potok shërbehet me degën e vet, edhe Komuna Skenderaj shërbehet me degën e vet kurse komuna e Mitrovica e Jugut dhe e Mitrovica e Veriut dhe Zveçan shërbehen nga Gjykata Themelore në Mitrovica.