Duke punuar nën menaxhmentin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Gjyqëtari mbikqyrës Agron Maxhuni dhe Ndihmës Administratorja Aferdita Tahiri, udhëheqin një ekip prej 7 gjyqtarësh dhe 33 persona-personel administrative.
Kjo Gjykatë ka lëndë të kategorizuara në Departamentin e Përgjithshëm, dhe merret me shqyrtimin e shumices së lendëve penale, atyre civile dhe lëndëve kundërvajtëse. Përafërsisht 1700 lëndë parashtrohen çdo vit në Degën e Vushtrrisë.
Kurse rastet e Krimeve të Rënda dhe rastet që kanë të bëjnë me përsonat e mitur shqyrtohen në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Dega e Vushtrrisë është e vendosur në Rruga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Nr 80, Vushtrri.
Link në hartë:
Dhe mund të kontaktohet në:
Tel. +381 (0) 28 573 725 – Recepsioni
+381 (0) 28 573 726 – Zyra e Ndihmës Administratorës
+381 (0) 28 573 727 – Zyra e Gjyqtarit Mbikëqyrës