GJYKATA THEMELORE MITROVICË, kryetari i gjykatës, Nikola Kabašić, në bazë të nenit 14 par. 1 dhe 2, pika 2.2 të Ligjit për Gjykatat nr. 06/L-054 dhe të nenit 4 të Rregullores për organizimn e brendshëm të gjykatave dhe të Kapitullit 2 të Planit të veprimit për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme të krizave, të marrë…
GJYKATA THEMELORE MITROVICË, kryetari i gjykatës, Nikola Kabašić, në bazë të nenit 14 par. 1 dhe 2, pika 2.2 të Ligjit për Gjykatat nr. 06/L-054 dhe të nenit 4 të Rregullores për organizimn e brendshëm të gjykatave dhe të Kapitullit 2 të Planit të veprimit për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme të krizave, të marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës nr. 01/267 të dt. 02.06.2020, duke vendosur për ndarmarrjen e masave dhe organizimin e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, pas konfirmimit të rasteve pozitive të infektuarve me korona virusin Covid 19, në territorin që e mbulon gjykata, ka mbajtur konsultim urgjent me gojë me gjyqtarët mbikqyrës, administratën udhëheqëse të gjykatës dhe me pjesën e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Mitrovicë më 08.07.2020 pas kësaj mori këtë:
VENDIM
I Të gjitha aktivitetet në kuadër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë me degët e gjykatave në Skënderaj, Vushtrri, Zubin Potok dhe Leposaviq zvogëlohen në masën e cila do të sigurojë masat e parashikuara të mbrojtjes dhe do të sigurojë kontinuitetin e punës së gjyqtarëve në të gjitha shërbimet dhe proceset.
Me zvogëlimin e vëllimit dhe të aktivitetit të punës së gjyqtarëve do të zvogëlohet edhe numri i personelit administrativ në numrin më të domosdoshëm në çdo departament në bazë rotacioni.
II Të gjithë gjyqtarët në të gjitha departamentet e kësaj gjykate do të ndahen në dy grupe të cilët do të ndërrohen me radhë pas dy javësh në muaj dhe do t’i caktojnë gjykimet, do t’i mbajnë shqyrtimet dhe seancat dhe do t’i përpilojnë aktvendimet.
Prioritet në gjykime do t’iu jepet lëndëve që nuk shtyhen dhe të natyrës urgjente, siç janë masat për sigurimin e pranisë së të akuzuarve – paraburgimeve gjyqësore apo masave tjera , rasteve të dhunës në familje, afatet e afërta për parashkrim të ndjekjes penale si dhe të rasteve tjera urgjente të cilat mund të paraqiten eventualisht në lëndët gjyqësore penale, civile, kundërvajtëse dhe me të mitur.
III Të gjitha shqyrtimet e caktuara më parë apo seancat për muajin korrik 2020 do të mbahen me ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme mbrojtëse për pjesëmarrësit e procedurës dhe për stafin e gjykatës.
IV. Administratori i gjykatës, zëvendësi i administratorit dhe ndihmës administratori do të përpilojnë një orar të veçantë të gjyqtarëve kujdestarë dhe të punëtorëve administrativë të cilët në baza javore do t’i kryejnë punët urgjente të gjykatës nga paragrafi I dhe II të këtij Vendimi. Një kopje do t’i dorëzohet kryetarit të gjykatës.
V Gjyqtarët kujdestarë dhe stafi janë të obliguar që të jenë të qasshëm në telefonin zyrtar për çdo ditë të kujdestarisë 24 orë në ditë.
VI. Të gjithë gjyqtarët dhe stafi administrativ të cilët janë paraparë të kryejnë kujdestarinë gjatë orarit javor, mund të angazhohen nëse ekziston nevoja për punë dhe janë të obliguar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në banesa të qasshëm në telefonin zyratr për çdo ditë pune në kohën e orarit të punës nga ora 08 deri në 16.
VII Masat e përmendura në këtë Vendim do të vlejnë deri në nxjerrjen e vendimit të ri nga kryetari i gjykatës.
VIII Vendimi hyn në fuqi më 09.07.2020.
KRYETARI I GJYKATËS
Nikola Kabašić