Më qëllim të transferimit të praktikave të menaxhimit të rrjedhës së lëndëve që janë dëshmuar se rrisin efikasitetin e gjykatave të Kosovës,
Më qëllim të transferimit të praktikave të menaxhimit të rrjedhës së lëndëve që janë dëshmuar se rrisin efikasitetin e gjykatave të Kosovës, Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP) ka filluar trajnimet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Që nga viti 2016, JSSP ka zbatuar praktikat e menaxhimit të rrjedhës së lëndeve në gjykatat e Kosovës siç janë shqyrtimi i hershëm dhe shqyrtimi i zgjeruar. Në total, JSSP ka shqyruar më shumë se 6.800 lëndë.
Më 13 shkurt, stafi nga JSSP-së realizoi trajnim lidhur me shqyrtimin e hershëm për një nga bashkëpunëtorët profesional në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Gjatë trajnimit, bashkëpunëtores profesionale iu dha një listë kontrolluese me të gjitha aspektet që duhen të kontrollohen ashtu që lënda të jetë gati për shqyrtim. Shqyrtimi i hershëm i lëndëve ndihmon në rritjen e efikasitetit të gjykatës sepse lëndët e pakompletuara u kthehen palëve për plotësim, duke lejuar gjyqtarët të përqendrohen në lëndët që janë të gatshme për shqyrtim. Trajnimi i ardhshëm për shqyrtimin e zgjeruar do të mbahet gjithashtu në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.