Gjykata Themelore në Mitrovicë mbajti takimin e dytë të Komitetit të Përdoruesve të Shërbimeve, në të cilin është diskutuar mbi temën “Komunikimi ndërmjet gjykatës dhe përdoruesve të shërbimeve të saj”.
Gjykata Themelore në Mitrovicë mbajti takimin e dytë të Komitetit të Përdoruesve të Shërbimeve, në të cilin është diskutuar mbi temën “Komunikimi ndërmjet gjykatës dhe përdoruesve të shërbimeve të saj”.
Ky komitet u përkrah nga programi i USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP), dhe u mbajt nga organizatat Demokraci Plus (D+) dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).
Komiteti i Përdorueseve të Shërbimeve të Gjykatës shërben si forum i hapur i dialogut në mes të gjykatës dhe përdoruesve të shërbimeve te saj (avokatëve, prokurorëve, organizatave të shoqërisë civile, palëve tjera të interesit, sidomos qytetarëve) nëpërmjet së cilit synohet përmirësimi i shërbimeve gjyqësore për qytetarët dhe përfaqësuesve të palëve të interesit.
Nga ky takim dolën disa rekomandime që kanë për synim përmirësimin e komunikimit ndërmjet gjykatës dhe përdoruesve të shërbimeve të saj:
- Përmirësimi i shërbimit të informacionit brenda gjykatës, për t’u mundësuar palëve të interesit që të informohen mbi çështjet e ndryshme në lidhje me rastet e tyre, procedurat dhe informacionet tjera të nevojshme. Caktimi i një zyrtari për shërbime me palë të interesi është përmendur si një ndër mundësitë e adresimit të kësaj sfide.
- Përditësimi dhe përmirësimi i kualitetit të informacioneve në faqen elektronike të gjykatës në gjuhët zyrtare, sidomos të dokumenteve, lajmeve dhe të njoftimeve tjera me rëndësi për qytetarët dhe palët tjera të interesit.
- Me përkrahjen e USAID/JSSP, cdo gjykatë në Kosovë ka faqën e saj të internetit. Fillimi i promovimit të ueb-faqes së Gjykatës së Mitrovicës në këtë rast, tekqytetarët, avokatët, e përdorues të tjerë lidhur me përmbajtjen e saj si informatat rreth seancave, aktgjykimeve, njoftimeve, etj. Këto informata duhet të jenë të qasshme dhe të sakta në çdo kohë.
Në anën tjetër përfaqësues nga Gjykata e Mitrovicës shprehen përkushtimin e tyre që rekomandimet e tilla t’i adresojnë sa më parë.