Gjykata Themelore në Mitrovicë shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore në Mitrovicë shpall aktgjykim dënues

Mitrovicë, 29 maj 2018 – Gjykata Themelore në Mitrovicë, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit S.K, duke i shqiptuar dënimin me burg prej 7 vite e nëntë muaj.

Me datën 03.06.2013, rreth orës 16:30, në afërsi të kishës, në hyrje të Leposaviqit nga rruga magjistrale Mitrovicë – Rashkë, në drejtim të veriut-jug, në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, me dashje S.K, kishte privuar nga jeta viktimën M. K.

Kësaj ngjarje i kishte parapri një konflikt ndërmjet dy familjeve, për shkak të vendosjes së një kiosku për ushtrimin e veprimtarisë – fotokopje nga familja e të ndjerit pran kioskut të familjes së të dënuarit.

Fillimisht ishin përfshirë në rrahje djemtë e këtyre dy familjeve, ndërkaq më pas edhe baballarët e tyre.

Derisa një anëtar i familjes së viktimës kishte goditur më shkop babain e të dënuarit, ky i fundit kishte shkrep një plumb në drejtim të tij, nga lëndimet e së cilit ai kishte vdekur në Spitalin e Mitrovicës, duke kryer kështu veprën penale Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Për këtë vepër nga neni 178 lidhur me nenin 12 par. 4 të KPRK-së, S.K u dënua me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) viteve, për veprën penale Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, iu shqiptua dënimi me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve, ndërkaq për veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni n188 par.2 lidhur me par.1, pika 1.1 të KPRK-së, u dënua me burg në kohëzgjatje prej pesë (5) muajve.