Mesazh nga Kryetari i Gjykatës
Pothuajse qe një dekad sistemi gjyqësor në veri të Kosovës ishte peng i politikes dhe rrethanave fatkeqe të cilat i kemi hasur. Më së shumti, pra, qytetarët ishin në vuajtje. Atyreve kan qenë të mohuar të drejtat themelore të njeriut, siç janë e drejta në drejtësi dhe gjykimin të drejtë dhe të ndershëm në afat të arësyeshem. Por me fat, kjo kohë është prapa nesh. Duke ju falenderuar marrëveshjes së Brukselit, në atë kohë sistemi i paralezuar , filloi të merrë frymë me plotë mushkëri, në nëntorë të vitit 2017.
Nëse ndonjëherë kemi pas ndonjë justifikim, se nuk kemi mundësi të ofrojmë qytetarëve atë çfarë i përket atyre, tani këto justifikime nuk ekzistojnë fare. I posedojm kushtet teknike të mira për punë, i posedojm ligjet të precizuara dhe moderne, pagat të larta, por edhe përgjegjësin të madhe. Përgjegjësin ndaj të gjithëve qytetarëve, pa varur nga përkatsia fetare, etnike, racore , sociale ose politike e tyre.
E vërtet është ne kemi trashëguar një numër të madhë të lëndëve, ndërsa lëndët e reja po aritin çdo ditë. Por kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë dekurajues, por një form motivuese për të ndaluar së fundi letargjinë edhe qytetarëve të cilët kanë pritë një kohë të gjatë t’iu ofrojm ndrejtësin dhe një shenjë shprese në të nesermen më të mirë.
Qasje në drejtësi, ky ishte themeli i të drejtave të njeriut dhe nuk nënkupton vetëm gjykim të drejtë dhe të ndershëm ose qasje fizike në ndonjë institucion gjyqësore, por nënkupton edhe qasje në informacionet të cilat kanë rëndësin kryesore për qytetarët, të infomohen në kohë mbi aktivitetet e përcaktuara të gjykatës.
Vetëm ai institucion në të cilin sundimi i ligjit dhe transparenca janë të ndërtuar në themele, mund të refuzojë me sukses kulturën e sekretit, e cila është një terren pjellor për korrupsionin dhe është fatëkeqësia e shoqëris moderne. Teknologjija moderne, siç është interneti, ai me siguri luan një rol kryesorë këtu .