Ruzica Simic
Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Gjykata Themelore Mitrovicë
Është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës - Dega në Zubin Potok.
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit me dt.30.09.1977, ndërkaq provimin e jurisprudencës e ka kryer me 26.09.1985.
Nga viti 1977 deri në vitin 1979 ka qenë praktikante në Gjykata e Qarkut në Mitrovicë. Nga nëntori i vitit 1979 deri më 31.10.1981 ka punuar si bashkëpunëtore profesionale në Kuvendin Komunal të Mitrovicë, ndërkaq nga viti 1981 deri më 30 qershor 1989, bashkëpunëtor profesional në Kuvendin e Kosovës.
Nga 01.07.1989 deri më 30.11.1994, ka qenë sekretare e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, kurse nga 1 dhjetori i vitit 1994 deri në qershor 1999, ka punuar sekretare e Kryqit të Kuq të Kosovës në Prishtinë.
Prej qershorit të vitit 1999 deri në përfundim të vitit 2002 ka qenë bashkëpunëtor profesional në Kryqin e Kuq të Kosovës në Mitrovicë.
Nga 13.01.2003 deri më 13.05.2010, ka qenë kryetare e Gjykata Komunale në Zubin Potok. Kurse nga 14.05.2010 – 31.12.2012, ka punuar gjyqtare në Gjykata e Qarkut në Mitrovicë. Tani është gjyqtare për kundërvajtje në Zubin Potok.
Përveç gjuhës amtare serbe e njeh mirë edhe gjuhën angleze.