Gani Veseli i lindur me dt. 17.05.1954 është gjyqtar i departamentit të përgjithshëm si dhe udhëheqës në divizionin e kundërvajtjes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë - Dega Skenderaj. Gjyqtari ka diplomuar në vitin 1983 në Universitetin e Prishtinës, provimin për gjyqtar për kundërvajtje kreu në vitin 1986, ndërsa provimin e jurisprudencës në vitin 2003.
Ndërsa në gjykatë është emëruar si gjyqtar në vitin 1984 ku edhe ende është duke punuar. Nga një Janari i vitit 2013, u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm udhëheq divizionin e kundërvajtjeve të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Skenderaj pozitë të cilën ende e mban.