Слађан Рибаћ
Gjyqtar - Dega në Zubin Potok
Është gjyqtar në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Zubin Potok, i lindur në Pejë në vitin 1974. Pasi që ka kryer shkollën e mesme në Klinë, ka rexhistruar Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin akademik 1992/1993, ndërsa ka diplomuar në Prill të vitit 1997.
Nga data 09.06.1997 ka Punuar në Gjykatën Komunale në Klinë në pozitën e praktikantit gjyqsorë. Provimin e Jurisprudencës e ka kryer në Beograd në muajin nëntor të vitit 2009.
Nga data 01.02.2011 ka punar si ndihmës gjyqsorë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë - njësia gjyqsore Ranilug, deri në vitin 2014 kur është transferuar në selinë e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Në sistemin e Kosovës në Shtator të vitit 2016 ka kryer provimin e Jurisprudencës në Prishtinë.
Në bazë të marrëveshjes së Brukselit për integrim të punëtorëve të organeve të drejtësisë të Republikës së Serbisë në sistemin e organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës është emëruar me datë 24.10.2017 në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-dega në Zubin Potok.