Agron Maxhuni
Gjyqtar Mbikëqyrës - Dega në Vushtrri
Agron Maxhuni është gjyqtar në departamentit e përgjithshëm – divizioni penal në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri. Gjyqtari Agron Maxhuni është i lindur me 08.08.1977 në Maxhunaj – Vushtrri me vendbanim të përhershëm në Prishtinë nga viti 1996, ka diplomuar në vitin 2001 në Universitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2015.
Përvoja e punës:
- Programi ABACELI-USAID - Oda e Avokatëve të Kosovës, shkurt 2002- shkurt 2003 – praktikant
- Zyrtar i lartë për monitorim të shërbimeve komunale – Ministria e Shërbimeve Publike, qershor 2003 – qershor 2005;
- Udhëheqës i Divizionit për zhvillim të legjislacionit - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, qershor 2005 – korrik 2007;
- Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, korrik 2007 – Korrik 2016;
- Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, 13 korrik 2016 - 31 korrik 2017;
Trajnues në:
- Institutin e Kosovës për Administratë Publike, Prishtinë
Trajnimet - programore të kryera:
- Procesi i stabilizim asocimit maj 2005 – mars 2006/BE-SOFRECO
- Ligji i Bashkimit Evropian dhe përshtatja e tij me legjislacionin kombëtar – 2008-2009/BE-BS - EUROPE;
- Legjislacioni i shërbimit Civil dhe Reforma e Administratës – shtator 2008 – Akademia e Administratës Publike – Gjermani - Ministria e Punëve të Brendshme;
- Ligji i Bashkimit Evropian dhe zbatimi 6-17 korrik 2009- ReSPA Luksemburg;
- Programi për Arbitër në Tribunalin e Arbitrazhit, shtator 2011 USAID-Oda Ekonomike e Kosovës;
- Programi i Masterit – Politikat e BE-së/ISPE tetor 2012;
- Programi për Vetëqeverisje Lokale, 11 maj -16 qershor 2016 JICA/Japoni;
- Programi i trajnimeve fillestare për gjyqtarë, tetor 2017-tetor 2018, Akademia e Drejtësisë – KGJK, etj.