Зоран Павић
Gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Dega në Leposaviq
Është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm. Ka lindur në Gjilan me datë 26.02.1960. Shkollën fillore e ka kryer në Ferizaj, ku i ka përfunduar edhe dy vitet e para të shkollës së mesme, ndërkaq dy vitet tjera në Leposaviq.
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në vitin 1986. Dy vite më vonë ka filluar të punoj në Kuvendin e Komunal në Leposaviq në Departamentin e Çështjeve Ligjore të Pronës, ku ka punuar deri në vitin 1997 dhe më pas në Gjykatën Komunale si bashkëpunëtor.
Provimin profesional e ka kryer në vitin 1994, ndërsa atë të Jurisprudencës e ka kryer në vitin 1995 në Beograd.
Në fund të vitit 2003 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale nën administrimin e UNMIK-ut. Në 2010 është rizgjedh gjyqtar. Prej vitit 2013 është emëruar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Leposaviq, ku punon edhe tani.