Драгица Јаковљевић
Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Gjykata Themelore Mitrovicë
Është gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për çështje penale. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1987.
Praktikën profesionale e ka mbajtur në Prokurorin e Qarkut në Mitrovicë në vitin 1988, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka kryer në vitin 1989 në Prishtinë.
Pas përfundimit të praktikës profesionale dhe provimit të jurisprudencës, karrierën profesionale e ka vazhduar si sekretare e Komitetit të Biznesit në Komponentët Minerale Kimike në Metalurgjinë “Trepça”, pastaj si sekretare e Këshillit Ekzekutiv në KK të Mitrovicës. Më pas ka punuar si jurist në kompaninë e shpërndarjes “Elektrokosmeti” në Mitrovicë.
Në vitin 1996 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Prej vitit 2010 deri në vitin 2013 ka shërbyer si kryetar I kësaj gjykate. Ndërkaq më 24.10.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.