Blerim Istrefi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Mitrovicë
Blerim Istrefi është emëruar gjyqtar i Republikës së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Gjyqtari Istrefi është i lindur në fshatin Kovaçicë Komuna e Mitrovicës. Studimet themelore i filloi në vitin 2008 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, dhe i përfundoi në viti 2012. Pas përfundimit të studimeve, Gjyqtari Blerim Istrefi filloi praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Mitrovicë 2013-2014. Rrugëtimin profesional e vazhdoi duke u angazhuar nga USAID CLE Program si “Zyrtarë për Zvogëlimin e Lëndëve Përmbarimore”, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga viti 2015 deri në fund muajin shkurt 2018, ku gjatë kësaj kohe ka kryer edhe provimin e Jurisprudencës me dt. 03.04.2016, ndërsa në korrik të vitit 2019 ka vazhduar në Gjykatën Themelore ne Mitrovicë ne cilësinë e Bashkëpunëtorit Profesional deri me 18.01.2021 kur edhe është emëruar Gjyqtar i Republikës së Kosovës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë në lëmin civile.