Rrahman Beqiri
Gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm. - Gjykata Themelore Mitrovicë
Rrahman Beqiri është Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm.
Rrahman Beqiri është lindur më 15.03.1984 në fshatin Bajgorë, Komuna e Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Në vitin 2007 përfundoi studimet në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Ndërsa në vitin 2011 përfundoi studimet në programi Master në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e jurispudencës e kreu në mars 2016, në Prishtinë.
Nga gushti 2009 deri shtator 2010 ka qenë kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Mitrovicë. Gjatë viteve, shtator 2007 deri gusht 2010, ka punuar si arsimtar. Nga gushti 2010 deri në korrik 2017 ka qenë Udhëheqës i Personelit në komunën e Mitrovicës Jugore. Me datë 31.07.2017 është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Është i martuar dhe jeton në Mitrovicë. Flet gjuhën agleze.