Izet Gerguri
Gjyqtar - Dega në Vushtrri
Izet Gërguri (10.07.1984)
Është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë - Dega në Vushtrri - Departamentit të Përgjithshëm - Divizioni Civil. Gjyqtari Gërguri, ka diplomuar në vitin 2007/08, në Programin Bachelor, të Fakultetit Juridik, të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në të njëjtin institucion e kreu edhe programin Master-Drejtimi Penal, në vitin 2011. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2012. Ndër të tjera, praktiken profesionale si praktikant gjyqësor e kreu në ish-Gjykaten Komunale të Vushtrrisë, mbrenda periudhës kohore 2011/2012. Gjithashtu ka punuar bashkëpunëtor profesional në Gjykaten Themelore të Mitrovicës, gjatë periudhës kohore Maj 2013 e deri në muajin Maj të vitit 2015. Nga muaji Qershor 2015, e gjerë në muajin Korrik të vitit 2017, punoi Avokat, me seli të Zyrës së Avokatisë, në Vushtrri. Me datën 31 korrik 2017, u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë - Dega në Vushtrri - Departamentin e Përgjithshëm, Divizionin Civil, pozitë të cilën ende e mban.