Синиша Мандушић
Gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda - Gjykata Themelore Mitrovicë
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, në nëntor të vitit 1987. Praktiken profesionale e ka mbajtur në Gjykatën e qarkut në Prizren nga 16.12.1987 deri më 15.02.1989.
Nga 01.06.1989 deri më 16.12.1990 ka punuar në Ministrin e Punëve të Brendshme, si inspektor në grupin operativ-ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Më 17.12.1990 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Ferizaj, ndërkaq nga viti 1995 deri në vitin 1999 ka qenë kryetar i kësaj gjykate. Pas përfundimit të mandatit të tij, për dhjetë vite ka qenë ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Komunale në Ferizaj. Më datë 24.10.2010 është emëruar gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.