Hajrullah Aruqi
Gjyqtar Mbikqyrës - Dega në Skenderaj - Dega në Skenderaj
Hajrullah Aruqi është Gjyqtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj. Gjyqtari Mbikëqyrës ka diplomuar në fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1984, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoj në vitin 2003. Gjyqtari filloj punën si Referent Juridik ,ne Kuvendin Komunal ne Skenderaj nga viti 1985 deri më 1988. Prej vitit 1988 deri në vitin 1990 punoj si Avokat Publik Komunal ne Skenderaj .Ne shtator të vitit 1999 emërohet Inspektor i Punës në Kuvendin Komunal në Skenderaj ku punoj deri ne vitin 2000.
Me pas me dt.04.12.2000 emërohet Administrator në - Ish Gjykatën Komunale në Skenderaj ku punoj deri në muajin tetor të vitit 2010.Gjyqtari zt.Aruqi është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Skenderaj në Tetor të vitit 2010, ndërsa nga Janari i vitit 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj zt.Aruqi në ketë Departament punoj si gjyqtar Civilist. Në muajin Shtator të vitit 2015 caktohet ushtrues detyre i Gjyqtarit Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj.
Me datë 15.03.2017 u emërua Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj.
15.03.2017 - Gjyqtar Mbikqyrës - Gjykata Themelore Mitrovicë - Dega Skenderaj
01.09.2015 - 28.02.2017 Ushtrues detyre i Gjyqtarit Mbikëqyrës në Gjykatën – Dega Skenderaj.
01.01.2013 - 31.08.2015 Gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj
01.10.2010 - 31.12.2012 Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Skenderaj
04.12.2000 - 30.09.2010 - Administrator në - Ish Gjykatën Komunale në Skenderaj