Avni Mehmeti
Gjyqtar - Anëtar i KGJK-së - Gjykata Themelore Mitrovicë
Avni Mehmeti është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga radhët e gjykatave themelore. Ai mban funksionin e anëtarit të KGJK-së, si dhe të Kryetarit të Komisionit për Buxhet e Financa. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës.Përvoja e tij e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikant në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, zyrtar për çështje ligjore, trajnues në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, përfaqësues ligjor në bankën ‘ProCredit’ dhe gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga shkurti 2020 deri në shkurt 2025.