Mentor Hajraj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Mitrovicë
Është gjyqtar në departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004. Ka vazhduar në studimet master- drejtimi juridiko penal dhe është para përfundimit. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Ndërkaq, në vitin 2005 ka përfunduar praktiken përmes Odes së Avokateve. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ka punuar si avokat. Në vitin 2012 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Skenderaj. Nga një Janari i vitit 2013, u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-dega në Skenderaj, pozitë të cilën ende e mban.