Përmes këtij kalkulatori ju mund të vlerësoni shumën e taksës gjyqësore që ju duhet të paguani për parashtrimin e lëndës tuaj apo për shërbime të tjera të ofruara nga gjykata.
Lexo këtu udhëzimet për përdorim
- Në butonat “Gjykata” zgjidh gjykatën ku keni për të parashtruar lëndën tuaj.
- Në fushën “Përshkrimi” shëno llojin e shërbimit që kërkoni (padi, ankesë, kërkesë)
- Shuma e taksës. Kjo shfaqet sapo të keni zgjedhur llojin e shërbimit.
- Referenca ligjore. Ky tekst përmban referencën e plotë siç paraqitet në tekstin e Udhëzimit Administrativ 01/2017 për Taksat Gjyqësore.
Referenca Ligjore:
- Shkarko Udhëzimin Administrativ 01/2017 për Taksat Gjyqësore.
- Shkarko listën e parashtresave për të cilat nuk paguhet taksa, dhe listën e lirimeve nga taksa gjyqësore.
Vërejtje:
Kalkulatori për llogaritjen e taksave gjyqësore është mjet që ndihmon palët për të vlerësuar koston e taksave të aplikueshme. Llogaritjet e paraqitura në këtë kalkulator janë orientuese për palët dhe nuk janë të detyrueshme.
Të gjitha pagesat bëhen në gjykatën relevante sipas këshillës juridike.